AKTUALITET /

Këlliçi: Delegacioni i BE i keqinformuar, deklarata e Berishës nuk ishte fyese

Shkruar nga Versus

Këlliçi: Delegacioni i BE i keqinformuar, deklarata e Berishës

Në një intervistë për “Ora News”, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi ashpër ndaj vendimit të Komisionit të Etikës në Parlament, duke e cilësuar përjashtimin e Sali Berishës si një veprim të paprecedentë dhe politikisht të motivuar.

"Një mbledhje e turpshme e Komisionit të Etikës në Parlament, i cili në rastin më të paprecedentë dhe të tupshëm për jetën parlamentare shqiptare vendosi përjashtimin e kreut të opozitës, e kryetarit të Partisë Demokratike, doktor Berishës me 10 ditë, për një deklaratë të dhënë jashtë ambjenteve të Parlamentit.

Në 34 vite pluralizëm dhe parlamentarizëm në Shqipëri, nuk ka ndodhur asnjëherë që të merret një masë, bazuar dhe në rregulloren e Kuvendit, sepse të gjitha masat disiplinore janë ose për sjelljen, komunikimin apo etikën e mbajtur në sallën e Parlamentit ose të mbajtur në Komisione. Zoti Berisha është përjashtuar ditën e sotme nga PS-ja për shkak të një deklarate krejt korrekte, pa cënuar dinjitetin dhe figurën e askujt, madje duke respektuar të gjitha liritë dhe dinjitetin e njeriut, në këtë rast edhe të vetë Ambasadorit të BE-së në Shqipëri duke cituar gërmë për gërmë ato që vetë ambasadori ka thënë dhe duke ruajtur krejt etikën dhe kornizën e etikës pa asnjë lloj fyerje.

Zoti Berisha është përjashtuar për këtë deklaratë të dhënë jashtë dhe kjo ka qenë e gjitha e stisur nga Taulant Balla dhe grupi parlamentar i PS që gjetën një mënyrë për të prishur seancën e ditës së enjte dhe për ta futur sërish në kaos jetën parlamentare", u shpreh Këlliçi.

 

Poll