AKTUALITET /

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani, kapet në Tiranë 19 vjeçarja (EMRI)

Gjykata e Hanoverit e dënoi vitin e kaluar me 10 vite burg 19 vjeçaren.

Shkruar nga Versus

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani, kapet në Tiranë 19

Tiranë- Një 19 vjeçare e identifikuar si Maryam Assaf është arrestuar gjatë një operacioni të kryer nga forcat Operacionale.

E reja me shtetësi gjermane, u prangos pasi për të kishte një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar në muajin qershor të vitit të kaluar. Gjykata e Hanoverit e kishte dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

Pas arrestimit, kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Gjermanisë. Versus.al

Poll