AKTUALITET /

E fundit/ Dhunohet polici në Kukës, përfundon në spital me plagë të shumta

Sipas informacioneve paraprake, autorët i janë afruar efektivit pranë banesës dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e lënë të plagosur

Shkruar nga Versus

 

E fundit/ Dhunohet polici në Kukës, përfundon në spital me

Një efektiv i policisë rrugore në Kukës është dhunuar fizikisht nga disa persona në afërsi të banesës së tij. Ngjarja dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me detyrën, pasi mësohet se efektivi kishte ndaluar disa prej autorëve disa ditë më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, autorët i janë afruar efektivit pranë banesës dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e lënë të plagosur. Mësohet se ai është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pista kryesore e ngjarjes është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës. Strukturat e Policisë së Kukësit janë angazhuar në mbledhjen e provave dhe sekuestrimin e pamjeve filmike nga zonat përreth vendngjarjes. /Versus.al/

Tags:

kukes polic

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: