
Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn. Pas shtyrjes së hetimeve 3 muaj më parë, është vendosur që të marrë sërish kohë deri në shtator të hetojë dosjen e tij.
Argumenti që jep SPAK, është se ende nuk kanë mbërritur letërporositë e dërguara drejt Zvicrës me anë të të cilave organi i akuzës ka kërkuar informacione mbi Ahmetajn i cili ka kërkuar azil politik në këtë shtet.
Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve. Të pandehur për këtë çështje, SPAK ka marrë edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjestuesen e Ahmetajt që akuzohen për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri. Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit dhe tashmë si datë e përfundimit të tyre mbetet data 23 shtatori.
Ndërkohë Ahmetaj është në arrati prej korrikut të vitit 2023 dhe ka dhënë disa intervista me anë të të cilave sulmon kryeministrin Edi Rama të cilin e quan "kreun e organizatës kriminale". Ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Ramës thotë se kryeministri i jep direktiva Ergys Agasit mbi grupet kriminale të cilat sipas tij përdoren për të siguruar vota. Ahmetaj ka mohuar akuzat e SPAK duke thënë se bëhet fjalë për përndjekje politike me urdhër të Ramës. Versus.al







