AKTUALITET /

E paditi për shpifje, dështon seanca e përballjes në GJKKO mes Gazment Bardhit dhe Edmond Sulës

Mungesa e avokatit të Bardhit ishte arsyeja kryesore që kjo seancë nuk mundi të zhvillohej, dhe palët u inkurajuan të përpiqen për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Shkruar nga Versus
E paditi për shpifje, dështon seanca e përballjes në GJKKO
Edmond Sula dhe Gazment Bardhi

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për padinë e shpifjes ndërmjet deputetit Gazmend Bardhi dhe ish-drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sula, ka dështuar.

Mungesa e avokatit të Bardhit ishte arsyeja kryesore që kjo seancë nuk mundi të zhvillohej, dhe palët u inkurajuan të përpiqen për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Po ashtu, përveç avokatit, në këtë seancë mungonte edhe Gazmend Bardhi, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Londër.

Edmond Sula e ka paditur Bardhin pas akuzave që deputeti hodhi në Kuvend më 12 shtator të këtij viti. Gjatë fjalës së tij, Bardhi lexoi disa mesazhe të nxjerra nga aplikacioni Sky Ecc, të cilat ai i interprettoi si prova që vërtetonin se ish-drejtori i policisë në Shkodër ishte emëruar nga grupe kriminale./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: