Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Nënmavriq ku në orët e para të mëngjesit është gjetur i pajetë 47 vjeçari me inicialet Z.V.
Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar vdekjen e tij ndërsa pas kqyrjes paraprake nga policia u konstatua se nuk kishte shenja dhune në trupin e viktimës. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 47 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët.
Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit. Versus.al







