Janë zbardhur biseda të reja në “Sky ECC” të oficerit Igli Haxhiaj, pjesë e dosjes hetimore të SPAK, që së bashku me prokurorinë e Breshias goditi një organizatë droge, ku u lëshuan disa urdhër-arreste. Mes 24 urdhër-arresteve u prangos edhe një oficer i antiterrorit në vendin tonë, që akuzohet se nxirrte sekretet hetimore të policisë.
Në bisedat e zbërthyera në aplikacionin SkyECC oficeri i policisë, Igli Haxhiaj komunikon me dikë tjetër i cili thotë se bëhet fjalë për një lloj droge “100% colo, origjinale”, në Roterdam.
Gjithashtu ekzistojnë biseda me trafikantë të tjerë, në të cilat flasin për blerje, shitje dhe transportim të kokainës.
DOSJA E PLOTË
Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin SEJRCV.
SEJRCV: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?
I.Haxhiaj: Kjo është si punë?
SEJRCV: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall
I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.
Bisedë e datës 08.03.2021.
I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim
SEJRCV: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin FM369H.
FM369H: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
FM369H: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
Bisedë e datës 01.03.2021.
FM369H: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
FM369H: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
3. Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.
Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:
I.Haxhiaj: O boso, ca o kjo me, e bukur duket
CXQD1I: Mall këtu 38….
I.Haxhiaj: A është i mire me 37 po deshe…
CXQD1I: Jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky Niku…i them dy copa
Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
CXQD1I : Ne Dures jane keto se ka tre lloj stampash
I.Haxhiaj: A jane gje? I ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
I.Haxhiaj: Merri dy gram ta provoj.
Bisedë e datës 01.03.2021.
FM369H: Kam nje cop ne Athine, e do? Ke me cfar e sjell?
I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
FM369H: Ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin 1UN9CQ.
1UN9CQ: Do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.
I.Haxhiaj: Ja duhet te flas…
I.Haxhiaj: Vllai kete ka tani, 28 ma le mua.
1UN9CQ: Ja tja tregoj cunave.
Biseda e datës 10.02.2021.
I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne Roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
1UN9CQ: Ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo
I.Haxhiaj: Ajo eshte.
1UN9CQ: Po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla
Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.
1UN9CQ: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…
Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
1UN9CQ: ca vendi jane
I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin 8AIVIH.
8AIVIH: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
8AIVIH: Brc diku 30, 29.5 mundem
I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
8AIVIH: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
Bisedë e datës 15.12.2020.
8AIVIH: File holland 29.5, eshte malli jon …
I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
8AIVIH: Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.
I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
8AIVIH: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…
Më pas shtetasi Igli Haxhiaj dërgon “audiofile” me këtë përmbajtje: file per ate qe te thashe per ti sjelle ketej, thashe ti merrja per vete me kupton, transport kam por nuk e di per leket a duhen atje a sduhen a mund te na presesh a se di…
8AIVIH dërgon “audiofile” dhe i thotë: Per leket s’eshte problem, mi jep dhe ne tirane, mi jep diku po se di sa kohe duhet me prit pastaj se duhet me leviz gjerat plus jemi gjithe bashke me kupton…ato i rregullon vet pastaj, merr sa te duhen ty dhe leket i jep ne tirane ose andej.
