AKTUALITET /

E rëndë, 35 vjeçari vr*t veten brenda poligonit në Tiranë (EMRI)

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve që e kanë shtyrë të riun drejt këtij vendimi drastik.

Shkruar nga Versus

E rëndë, 35 vjeçari vr*t veten brenda poligonit në

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme brenda poligonit që ndodhej pranë stadiumit “Air Albania” ku një person është vetëvrarë.

Viktima është identifikuar si Bledi Hasani, 35 vjeç. Policia bën me dije se vetëvrasjen, i riu e ka kryer me armën me të cilën bënte qitje në poligon.

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”- thuhet në njoftim.

Mësohet se i ndjeri ishte frekuentues i rregullt në poligon ku herë pas here kryente qitje me armë zjarri. Versus.al

Poll