AKTUALITET /

E rëndë në bllokun e sigurisë, i burgosuri vetëvaret me tuta dhe i jep fund jetës

Shkruar nga Versus

E rëndë në bllokun e sigurisë, i burgosuri vetëvaret me

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në ambientet e bllokut të sigurisë ku në dhomën nr.8 është gjetur i varur një i burgosur 46 vjeçar me inicialet D.G.

Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 00:50 është kryer një kontroll rutinë në qelitë e bllokut të sigurisë, por i ndaluari për vjedhje nuk kishte shfaqur ndonjë problematikë apo shqetësim.

Më pas rreth orës 01:20 një prej efektivëve të burgjeve, ka gjetur 46 vjeçarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe menjëherë ka ndërhyrë duke kërkuar ndihmë edhe tek kolegët e tjerë. Njëri prej këtyre të fundit preu tutat të cilat i ndaluari i kishte përdorur për t’u vetëvarur dhe u thirr menjëherë urgjenca.

Por me të mbërritur në vendngjarje, u konstatua se i ndaluari kishte ndërruar jetë. Vetë viktima kishte deklaruar më herët se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe pas vizitës në shërbimin e toksikologjisë, mjekët nuk kishin përcaktuar dozë metadoni për të, por vetëm qetësues Xanax.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të kryejë hetimet për rastin e rëndë. Versus.al

Poll