AKTUALITET /

EMRAT/ E rëndë në Bulqizë, pas një konflikti të çastit babai plagos me thi*ë djalin

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ndërhynë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe sekuestroi mjetin prerës të përdorur.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ E rëndë në Bulqizë, pas një konflikti të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Ostren të Bulqizës, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një 29-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 23:00 të datës 29 janar 2026,Bastri Nuredini , 58 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës djalin e tij, Kongres Nuredinin brenda banesës së tyre.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë ndërhynë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia arrestoi autorin e dyshuar dhe sekuestroi mjetin prerës të përdorur.

I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.

Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll