Berat- Policia ka arrestuar një 33 vjeçar në Dimal i cili dyshohet se ka dhunuar nënën e tij.
Në pranga ka rënë D.V me banim në Vlorë pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Kjo gjë nuk e ka ndaluar të riun që të përsërisë dhunën brenda familjes.
Materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme. Versus.al







