AKTUALITET /

E rëndë në Divjak/ Kishte ëndrra për të ardhmen por familja donte ta fejonte me zor, 17 vjeçarja i jep fund jetës

Vajza kishte dëshirë të vazhdonte shkollën, por duke qenë se familja kishte plane të tjera për të ardhmen e saj, ajo ka vrarë veten duke pirë fostoksinë.

Shkruar nga Versus
E rëndë në Divjak/ Kishte ëndrra për të ardhmen
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Starvec të Divjakës para pak ditësh.

Bëhet me dije se një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj pasi familja donte ta fejonte me forcë.

Vajza kishte dëshirë të vazhdonte shkollën, por duke qenë se familja kishte plane të tjera për të ardhmen e saj, ajo ka vrarë veten duke pirë fostoksinë.

Sipas JOQ Albania, njarja është mbajtur e fshehtë nga policia, por i gjithë fshati është në dijeni të kësaj ngjarje tragjike dhe të rëndë.

17-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundir ditën e sotme, por ngjarja ka tronditur fshatin, komunitetin dhe shokët dhe shoget e klasës së saj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: