Një 37-vjeçar është gjetur mesditën e sotme rreth orës 15:40, pa shenja jete në afërsi të Portit të Shëngjinit.
Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë i viktimës me iniciale N.Z është konstatuar punonjësit e Policisë Kufitare.
Policia njofton se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetas.
Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.








