AKTUALITET /

E rëndë në Kukës, 5 persona kryejnë marrëdhënie me të miturën! 15 vjeçarja dy muajshe shtatzënë

Në pranga kanë rënë 4 prej tyre, ndërsa një 17 vjeçar është në kërkim.

Shkruar nga Versus

E rëndë në Kukës, 5 persona kryejnë

Kukës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin verilindor të vendit ku raportohet se pesë persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15 vjeçare.

Në pranga kanë rënë katër prej tyre, konkretisht M.Sh 20 vjeç, E.Sh 22 vjeç, Sh.P 28 vjeç dhe S.Ç 23 vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 17 vjeçar.

Të katërt akuzohen se kanë kryer veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur. Dyshohet se 15 vjeçarja është në muajin e dytë të shtatzanisë. Versus.al

Poll