Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të TEG-ut ku një person është hedhur nga lartësia e një ndërtese duke i dhënë fund jetës.
Mësohet se viktima është 58 vjeçari L.K i cili sipas veprimeve paraprake hetimore dyshohet se vuante nga shëndeti mendor dhe si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.
Pavarësisht se u transportua në spital, viktima nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Versus.al







