AKTUALITET /

E rëndë në Tiranë, polici i burgjeve vetëvritet me pistoletë (EMRI)

Shkruar nga Versus
E rëndë në Tiranë, polici i burgjeve vetëvritet me
Foto ilustruese

Tiranë- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Shefqet Musarai” ku një 48 vjeçar me inicialet Genci Aliaj është gjetur i vdekur në banesë.

Mësohet se viktima është efektiv i policisë së burgjeve, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 kur Aliaj u gjet i vetëvrarë në banesë me armën e shërbimit “pistoletë”.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po kryhen hetimet e nevojshme për të zbardhur motivet që e shtynë efektivin t’i jepte fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë. Versus.al

Poll