AKTUALITET /

E rëndë në Vlorë: 5-vjeçari bie nga kati i katërt, ndërron jetë në spital

Shkruar nga Versus
E rëndë në Vlorë: 5-vjeçari bie nga kati i
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, ku një fëmijë pesë vjeç ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e urgjencës, të cilat e kanë transportuar të miturin me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij ka qenë tepër e rëndë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, fëmija ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës./Versus.al

Poll