AKTUALITET /

Fëmija ndodhej në banesë me nënën, policia jep detaje nga ngjarja e rëndë në Vlorë

Shkruar nga Versus
Fëmija ndodhej në banesë me nënën, policia jep detaje
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ndërsa në fillim u tha se ishte 5 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të banesës.

Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”.

I mituri dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen me iniciale K. H.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme që çuan në këtë tragjedi.

Reagimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll