AKTUALITET /

E rëndë në Vlorë, fadroma shtyp për vdekje punëtorin në kantierin e ndërtimit të aeroportit

Shkruar nga Versus

E rëndë në Vlorë, fadroma shtyp për vdekje

Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kantierin e punës për ndërtimin e aeroportit.

Një punëtor 60 vjeçar ka ndërruar jetë pasi u shtyp nga një fadromë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 minuta të 18 janarit.

Viktima sapo ka zbritur nga kamioni, është shtypur nga fadroma dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: