Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje konkrete nga jeta e përditshme e prokurorëve të SPAK, duke folur edhe për mënyrën sesi qasen ndaj lajmeve që dëgjojnë e deri tek blerjet që bëjnë.
Karamuço zbuloi edhe një fragment kur kishte parë në aeroport dy prej prokurorëve të posaçem.
“Me shumicën e tyre kam pasur kontakte. Mbartin mbi vete një peshë përgjegjësie të lartë, e punës dhe për shkak të opinionit publik dhe mediatik. Disa zgjedhin mos t’i dëgjojnë shumë lajmet, por duan apo s’duan janë në përballje të përditshme me njerëzit dhe gazetarët dhe marrin indicie se ku janë.
Disa prej tyre kanë ndryshuar shumë, janë futur në kornizë vetë-disiplinimi të hekurt edhe për gjërat më rutinë. I pashë dy prej tyre në aeroport. Vura re që ishin dy korridore në aeroport, ‘economy class’ me radhë të gjatë dhe ‘business Class’ ishte bosh. Punonjësja tha kaloni dhe nga shërbimi tjetër. Të gjithë lëvizën, këta jo. Sakrifikuan, më mirë në radhë”- tha Karamuço.
Sa i takon blerjeve që kryejnë, ai u shpreh se prokurorët e posaçëm sigurohen që çdo gjë ta blejnë me kartë, madje edhe ujin.
“Blerjet e kartave, edhe ujin me kartë. Këtë sjellje ia ka imponuar puna që bëjnë. Të konfigurojë çdo gjë në bankë, se janë në syrin e ciklonit për shumë gjëra. Kjo i ka bërë të jenë më korrekt seç duhet. Deri aty sa mos ti kapë askush pa mëndje, kjo ka kosto edhe për ta emocionale shpirtërore dhe familjare. Kjo është jeta e tyre dhe shikon ndryshimet e mëdha të tyre. Nga një jetë me karrierë normale, te e sotmja”- shtoi eksperti. Versus.al







