AKTUALITET /

Ekskluzive / Foto, ja kush është italiani që u vra sot në Salari, lidhja me pronarët e fabrikës

Edoardo Sarchi kishte 20 vjet që jetonte në Shqipëri dhe punonte për kushërinjtë e tij, pronarë të fabrikës"

Shkruar nga Versus

Ekskluzive / Foto, ja kush është italiani që u vra sot në

Ky është Edoardo Sarchi, viktima e atentatit të sotëm të ndodhur në Tepelenë. Versus ka arritur të sigurojë ekskluzivisht foton e viktimës si dhe të hedhë dritë mbi jetën e të kaluarën e tij si dhe lidhjet me familjen Braci.

Edoardo Sarchi, ndryshe nga sa është thënë gjatë orëve të fundit, nuk ka qenë sipërmarrës, por vetëm administrator në kompaninë e kushërinjve të tij të parë për të cilët ka punuar si i punësuar gati 20 vitet e fundit. Sarchi arriti të marrë detyrën e adminsitratorit ne 2023, në një kohë, kur në kompaninë italiane “Tegola Edilcentro” pati disa mosmarreveshje mes aksionereve, të cilët rezultojnë të jenë djemtë e tezes së viktimës së ndjerë.

Sarchi, i cili ishte zhvendosur lehtësisht për të punuar në Shqipëri rreth 20 vite më parë, ka punuar pothuajse gjithmonë në këtë fabrikë, ndërkohë që jetonte në Laprakë me gruan dhe dy djemtë e mitur. 

Poll