AKTUALITET /

Ekz*kutuan me breshëri plumbash të riun në lokal, autorët “hije” për policinë! Si u larguan në mes të Shkodrës

Pavarësisht postoblloqeve të ngritura dhe kontrolleve të ushtruara, policia ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve me motor që kryen krimin e rëndë në lagjen "Vasil Shanto".

Shkruar nga Versus
Ekz*kutuan me breshëri plumbash të riun në lokal, autorët
Fotomontazh: Viktima Kristian Kola dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Shkodër- Mbrëmjen e djeshme Shkodra u trondit nga një ekzekutim me breshëri automatiku në lagjen “Vasil Shanto” ky dy persona ende të paidentifikuar vranë 34 vjeçarin Kristian Kola.

Mësohet se përgjatë natës policia ka ngritur postoblloqe dhe ka ushtruar kontrolle nëpër akset e qytetit me qëllim kapjen e autorëve, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor dhe kanë patur në kokë skafandra për të mos lejuar që të identifikohen.

Pasi ekzekutuan të riun i cili ishte ulur në një lokal, të dy autorët kanë humbur gjurmët në një rrugicë të lagjes. Policia po heton disa pista, mes të cilave, konfliktet e mëparshme të 34 vjeçarit të ndjerë. Informacionet nga verifikimet paraprake bëjnë me dije se viktima nuk ishte person problematik dhe se punonte në ndërtim së bashku me babain. Versus.al

Poll