AKTUALITET /

Elbasani nuk gjen qetësi! Pas zjarrit në landfillin e mbetjeve, flakët “pushtojnë” kodrat e Karinës

Forcat zjarrfikëse janë në terren prej disa orësh dhe po punojnë intensivisht për neutralizimin e zjarrit, ndërkohë që banorët e zonës janë bashkuar në përpjekje, duke ndihmuar në mënyrë vullnetare për të frenuar përhapjen e mëtejshme.

Shkruar nga Versus

 

Elbasani nuk gjen qetësi! Pas zjarrit në landfillin e mbetjeve,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së dielës kodrat në zonën e Karinës, duke u përhapur me shpejtësi drejt territorit të Peqinit dhe Sinaballaj, në bashkinë e Rrogozhinës.

Sipas burimeve nga terreni, era e fortë dhe temperaturat e larta kanë ndihmuar përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullota.

Forcat zjarrfikëse janë në terren prej disa orësh dhe po punojnë intensivisht për neutralizimin e zjarrit, ndërkohë që banorët e zonës janë bashkuar në përpjekje, duke ndihmuar në mënyrë vullnetare për të frenuar përhapjen e mëtejshme.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Në operacion janë përfshirë gjithashtu dy helikopterë nga shërbimi zjarrfikës dhe ushtria, të cilët po veprojnë nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re zjarri, ndërsa situata mbetet ende e vështirë për shkak të kushteve klimatike. /Versus.al

Tags:

zjarr elbasan

Poll