Në më pak se 20 orë nga hapja e regjistimeve për shqiparët e Diasporës për zgjedhjet e 11 Majit kaë aplikuar më shumë se 3 mijë shtetas, të cilët jetojnë jashtë vendit.
Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:30 kanë aplikuar 3015 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë ende në shqyrtim.
Deri më tani, në aplikime dominonjnë përqindjen gjinia mashkullore dhe moshat e reja të cilat zënë 76.6 për qind. 60 për qind e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç. Disapora italiane kryeson shifrat e ditës së sotme.
Këto aplikime do të mbyllen në datën 4 Mars të vitit 2025,ndërsa shqiptarët e Diasporës marrin për here të parë pjesë në zgjedhjet parlamentare. KQZ po administron procesin që po vijin “online” që prej ditës së sotme. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit. /Versus.al/








