Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët.
Në dëshminë e dhënë pas rikthimit, Shima ka sqaruar se ishte larguar drejt jugut të vendit pas një konflikti me partneren e tij.
“Isha zënë me partneren dhe thashë të shkoj të qetësohem disa ditë në jug, por pash që ishin shqetësuar familjarët dhe mori përmasa mediatike dhe u ktheva“ ka deklaruar Shima para uniformave blu.
Megjithatë, ai nuk ka ofruar shpjegime të mëtejshme lidhur me mesazhin që i kishte dërguar familjes, ku pretendonte se po arrestohej nga policia.
Ishin familjarët që bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë ditën e djeshme, 20 gusht rreth orës 17:00 pas humbjeve të kontakteve më të.
Shima ka qenë ish-zv/ drejtor i AKSHI-t, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Ai u largua nga detyra në vitin 2024.
Shkarkimi i tij ndodhi pikërisht ditën kur shefja e tij, Mirlinda Karçanaj, u thirr nga SPAK për t’u marrë në pyetje.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, u mor në pyetje për disa orë më 19 mars 2024 dhe, menjëherë pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, u kthye në zyrë ku firmosi shkarkimin e Shimës.
Gjatë kohës që mbante funksion publik, ndaj Shimës u bënë akuza për abuzime dhe vjedhje tenderash në AKSHI.
Më herët ishte raportuar se ai ishte vënë nën mbrojtjen e Gardës së Republikës. Si zyrtar i lartë, ai përfitonte mbrojtje të posaçme, bazuar në vlerësimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit për rrezikun dhe seriozitetin e situatës, sipas parashikimeve ligjore.
Megjithatë, nuk u bë asnjëherë publik nëse Shima kishte marrë kërcënime të drejtpërdrejta apo pse jeta e tij konsiderohej e rrezikuar.
Përveç aktivitetit publik, Daniel Shima është i lidhur edhe me disa biznese të njohura, mes tyre: bar-restoranti City Art, kompania e marketingut Digitalb Euphoria, studio e shërbimeve të transportit DOR Sedign Studio si dhe kompania JDR Trading, e specializuar në transport armësh dhe mallrash ushtarake./Versus.al







