
Efi Dhedhes, ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një postim të papritur në InstaStory mbrëmjen e djeshme.
Ajo publikoi një foto të një ndjekëseje të saj dhe e shoqëroi me një shkrim me nota ironike.
“Lutuni për këtë gocen se s’është mirë… Ka nevojë për dashuri, ka nevojë të ndihet me vlerë… Nuk po e nxjerr çfarë ka shkruar, por mëshirë shumë për ty“, shkroi Efi.
Me këtë postim, Efi la të kuptohet se vajza në fjalë e ka ofenduar në mesazhe private, por pa zbuluar detaje të tjera.







