AKTUALITET /

Emra e foto / Partneri i vajzës së ish-ministres shqiptare, mes të arrestuarve për trafikimin e 6 tonëve drogë

Një vit më parë Kejda kishte zyrtarizuar lidhjen e saj jo vetëm me familjen, por edhe në rrjetet sociale ku postonte foto përkrah Klevisit, por me portret të mbuluar   

Shkruar nga Versus

Emra e foto / Partneri i vajzës së ish-ministres shqiptare, mes

Një nga emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje në operacionin e fundit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është ai i Klevis Hoxhosmanit, i njohur jo vetëm për përfshirjen në rrjete kriminale, por edhe i përfolur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes e ish-minsitres së njohur demokrate Majlinda Bregu.

Emra e foto / Partneri i vajzës së ish-ministres shqiptare, mes

Një vit më parë Kejda kishte zyrtarizuar lidhjen e saj jo vetëm me familjen, por edhe në rrjetet sociale ku postonte foto përkrah Klevisit, por me portret të mbuluar.   

Emra e foto / Partneri i vajzës së ish-ministres shqiptare, mes

Kejda Ajazi, një emër i përfolur shpesh në media për stilin e jetës luksoze, udhëtimet në Dubai, Monaco dhe prania në evente të modës dhe rrethet elitare, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për lidhjen me një nga personat kyç të këtij rrjeti kriminal. Edhe pse nuk është e përfshirë në hetim, emri i saj ka dalë në dritë për shkak të afërsisë me të dashurin e arrestuar nga SPAK.

Sipas SPAK, operacioni që çoi në arrestimin e 4 personave lidhet me një grup të strukturuar që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe, përmes rrjetesh të sofistikuara transporti dhe lidhjesh ndërkombëtare.

Të arrestuarit janë:

Ermir Ndreaj, biznesmen dhe pronar i rrjetit të klubeve “Cinco Cavalli” dhe lokaleve të tjera luksoze. Ai u ndalua në jug të Shqipërisë dhe iu ushtruan kontrolle në vilën e tij në bregdet dhe në banesën luksoze në Tiranë.
Ilir Lloshi, Artur dhe Klevis Hoxhosmani.
Një tjetër person është shpallur në kërkim, ndërsa dy të dënuar të njohur, Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, janë përfshirë në dosjen hetimore si pjesë e rrjetit.
Operacioni bazohet në prova të forta, përfshirë komunikimet e dekoduara nga aplikacioni Sky ECC si dhe dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.

Ky është një nga goditjet më të forta të këtij viti ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pritet që hetimet të shtrihen edhe më tej, për të zbuluar lidhjet e tjera të mundshme të këtij rrjeti me persona në biznese apo jetën publike.

 

Poll