Tiranë- Një grup që merrej me ushtrimin e prostitucionit, është goditur nga policia së fundmi. Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, prej të cilave 2 arrest shtëpie, 6 arrest me burg, ndërsa tre persona të tjerë janë ende në kërkim.
Konkretisht masat e sigurisë të lëshuara:
-Arrest me burg për shtetasin Esmerald Sulollari, 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
-Arrest në shtëpi për shtetasen Elona Muraj, 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
-Arrest me burg për shtetasen Yuly Gomez, 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen Liliana Valencia, 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-Arrest me burg për shtetasen Stefania Marin, 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Mes personave të shpallur në kërkim është edhe drejtuesja grupit të tutorëve, 47 vjeçarja G.R e cila e drejtonte aktivitetin e paligjshëm nga Kolumbia nëpërmjet telefonit. Në Shqipëri bashkëpunonte me shqiptarin Esmerald Sulollarin i cili siguronte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit. Pagesat i merrte nëpërmjet kriptomonedhës "Bitcoin".
Kolumbiania dhe shqiptari si organizatorë, bashkëpunonin edhe me punonjësen e policisë Anisa Brahja e cila gjente dhe përshtaste ambientet ku vajzat kolumbiane do të ushtronin prostitucionin.
Nën hetim janë 44 vajza nga Kolumbia të cilat ushtronin veprimtarinë e paligjshme në Tiranë.
Faqet online ku ofroheshin shërbimet e prostitucionit
Në “Tirana Escort” dhe “Euroescort” publikoheshin foto të vajzave me shtetësi të huaj të cilat ofronin shërbime seksuale në këmbim të shumave të ndryshme të parave. Muaj më parë, një tjetër operacion i tillë u zhvillua në Tiranë ku u proceduan disa vajza të huaja dhe u arrestuan tutorët e tyre. Versus.al







