AKTUALITET /

VIDEO/ Rrjet prostitucioni në Tiranë me 2 tutore ruse dhe ukrainase! U merrnin paratë 11 escortave të huaja, si u kapën ‘mat’

11 vajzat me shtetësi të huaj reklamoheshin në faqen për të rritur "Escort Tirana".

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Rrjet prostitucioni në Tiranë me 2 tutore ruse dhe ukrainase! U
Momenti kur tutoret merrnin paratë nga escortat dhe paratë e sekuestruara

Tiranë- Policia ka goditur një rrjet prostitucioni në kryeqytet, duke arrestuar dy tutore me shtetësi ruse dhe ukrainase të cilat po u merrnin paratë disa vajzave të huaja. Këto të fundit ofroheshin si ‘escorta’ në këmbim të shumave të majme të parave.

Anna Tkachenko dhe Elena Maslova janë dy tutoret e arrestuara ndërsa për 11 vajzat që shërbenin si escorta, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit u sekuestrua dhe një shumë e madhe parash “cash” të dyshuara të ardhura nga ky rrjet prostitucioni ku shfrytëzoheshin 11 vajza të huaja.

"Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “prostitucioni”, “shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “mbajtja e ambienteve për prostitucion” thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Në videon e arrestimit të tyre shihet momenti kur tutoret marrin paratë nga vajzat që shërbenin si eskorta. Versus.al

Poll