AKTUALITET /

EMRAT/ Bënë për spital 50-vjeçarin nga Tirana pasi i zunë pritë në hyrje të fshatit në Kukës , arrestohen babë dhe bir!

Gjatë përplasjes, një person mbeti i plagosur si pasojë e goditjes me sende të forta. Si autorë të dyshuar të ngjarjes janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy persona, babë e bir, përkatësisht 53 dhe 18 vjeç.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Bënë për spital 50-vjeçarin nga Tirana pasi i

Policia e Kukësit ka ndërhyrë me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kosharisht, duke parandaluar një ngjarje të mundshme me pasoja më të rënda.

Gjatë përplasjes, një person mbeti i plagosur si pasojë e goditjes me sende të forta. Si autorë të dyshuar të ngjarjes janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy persona, babë e bir, Mustrif dhe Besmir Murataj, përkatësisht 53 dhe 18 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

“Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht”, tha policia vendore. /Versus.al/

Poll