AKTUALITET /

EMRAT/ I vunë tritol automjetit të Mirash Gjikolajt në Sarandë, arrestohet personi i tretë, ja lidhjet me 2 autorët në kërkim

Shtetasit I. K. i është gjetur në banesë ndër të tjera dhe një armë zjarri pistoletë, modeli TT

Shkruar nga Versus

EMRAT/ I vunë tritol automjetit të Mirash Gjikolajt në

Një 21-vjeçar në Sarandë u arrestua nga policia pasi akuzohet si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim.

Griseld Taullaj dhe Xhafer Bajo. Në shkurt të këtij viti, ata vunë tritoli në makinën e Mirash Gjikolës.

Policia sekuestruan një pistoletë me fishekë në banesën e Ignasjo Kasos në Shëndëlli.

Mirash Gjikola, 57-vjeçari nga Lezha, e gjeti lëndën eksplozive në sediljen e makinës. Ai e zbuloi atë teksa lëvizte në rrugën Shëndëlli-Vrinë mëngjesin e 5 shkurtit.

Fatmirësisht, lënda eksplozive nuk shpërtheu. Kapsolli nuk funksionoi me gjashtë kallëpe të tritolit në sediljen e pasme të automjetit të Gjikolës.

Policia kishte shpallur më herët në kërkim Griseld Taullajn. Ai dyshohet se siguronte numrin telefonik për aktivizimin në distancë të eksplozivit. Po ashtu, Xhafer Bajo dyshohet si autori kryesor i vendosjes së lëndës plasëse.

Të tre të dyshuarit përballen me akuza për “vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë. Akuzat përfshijnë gjithashtu armëmbajtjen pa leje.

Versus.al

Poll