AKTUALITET /

EMRAT/ Kapen "furnitorët" e kokainës në Tiranë, dy të rinjtë furnizonin gjithë shpërndarësit "e vegjël"

Falë operacionit u sekuestrua 1 kg e 234 gr kokainë e cila u shitej shpërndarësve të cilët e shisnin më pas me doza.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Kapen "furnitorët" e kokainës në Tiranë, dy

Tiranë- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se furnizonin me drogë rrjetin e shpërndarësve të kokainës në disa zona të kryeqytetit. Në pranga kanë rënë Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu të dy 27 vjeçarë, banues në Tiranë.

Aga e Spahiu po lëviznin me automjet në aksin rrugor "Ura e Beshirit-Pezë" ku u kapën me 1 kg e 234 gramë kokainë të cilën do e shisnin tek persona të tjerë dhe këta të fundit më pas e shpërndanin me doza në kryeqytet.

Ndërkohë që po veprohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë, mësohet se për finalizimin e këtij operacioni janë kryer 3 muaj përgjime nga antidroga. Dy të rinjtë e kishin bazën e veprimtarisë së tyre në Pezë. Versus.al



Poll