AKTUALITET /

Babai i Leonard Dukës mohoi konfliktet, bisedat mes djalit të tij dhe Martinajt për v*sjen e Malkos, përmendet dhe Trejsi Sejdini

Shkruar nga Versus
Babai i Leonard Dukës mohoi konfliktet, bisedat mes djalit të tij dhe
Ervis Martinaj/ Trejsi Sejdini/ Leonard Duka

Dëshmia e sotme e Muhamet Dukës, babait të Leonard Dukës i cili akuzohet për vrasjen e Santiago Malkos, ka sjellë në vëmendje një bisedë të zbardhur mes Dukës dhe biznesmenit të zhdukur Ervis Martinajt në “Sky Ecc”.

Pavarësisht se Muhamet Duka deklaroi se nuk e njihte as Santiago Malkon as Ervis Martinajn duke mohuar që të ketë patur ndonjë konflikt me të, bisedat mes djalit të tij dhe Martinajt tregojnë krejt të kundërtën.

Biseda e zhvilluar mes dy personazheve të njohur të botës së krimit, zbulon se ish-polici Santiago Malko është vrarë nga klani “Duka” sepse kishte marrë peng dhe kishte dhunuar Muhamet Dukën. Në bisedën e bërë, Martinaj i thotë Dukës se ai nuk ka patur asnjë dijeni për këtë gjë, ndërsa Leonardi thotë se Santiago Malko nuk do të bënte asgjë pa dijeninë e tij.

Biseda është zhvilluar më datë 18 Gusht 2020:

- Më datë 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj biseda fillon me Ervisin i cili i shprehet që ai (duke ju referuar Santiago Malko) gaboj me babën tënd dhe se unë babain tënd ma e pa në rrugë vetëm e respektoj dhe me të pa ty me gra ose me fëmijën e Erlisit nuk të gjuaj. Leonardi i shprehet që ai nuk bënte asnjë lëvizje pa dijeninë tënde dhe se ne kemi pas shoqëri prej 15 vitesh bashkë. Ervisi i shprehet që një natë para ishit vëllezër dhe të thash bëji muhabetet mirë se ai është skizofren dhe ai gaboi me babain tënd. Leonardi i shprehet që unë vetëm prej babës jam mërzit se ca ka pas me atë tjetrin s'kishim arrit deri këtu. Ervisi i shprehet që t'i nuk më vret dot mua me gabelt e Vlorës o Nard, t'i më vret vetëm kur të jesh me të drejtën tënde.

Ndryshe nga sa pretendohet publikisht, Ervis Martinaj thotë se ishte lodhur nga sjelljet e Santiago Malkos sepse e kishte futur në sherr me gjithë Shqipërinë. Po ashtu, ai i tregon Leonard Dukës se nuk kishte dijeni që Malko i kishte marrë peng babain, ashtu siç nuk kishte dijeni se Santiago Malko kishte dhunuar e marrë peng prindërit e Elton Çiços në Tepelenë.

Gjatë bisedës, del dhe emri i modeles Trejsi Sejdini e cila rezulton se ka qenë e dashura e Leonard Dukës, koka e "Klanit Duka".

"Unë vetëm sherrin ja kam parë atij se më ka fut në sherr me gjith Shqipërinë ai qelbanik. Ervisi i shkruan duke i thënë që nuk ka pas dijeni se çfarë bënte ai (Santiago Malko). Në lidhje me rastin e grabitjes së pleqve ne Tepelenë, e kam marrë vesh mbas 6 muajsh, për gjuajtjen e Rinos, ju kam lutur dhe i kam thënë na 10 mij euro dhe mos bej zhurmë. Ju lute edhe ti por ti ke qenë tapë nga Trejsi nuk mban mend. Edhe për me shku me i gjujt Denisit dhe Emit edhe për gruan e atij gurzit te lagja e gabelve, Ervisi i shprehet që s'ka pas dijeni dhe nuk e ka porositur ai", thuhet në dosje.

Gjatë bisedës së zhvilluar më tej, palët i tregojnë njëri tjetrit personat që kishin angazhuar për vrasje. Fatmir Hyseni i njohur me nofkën "Doqja" ishte bërë bashkë me Leonard DUkën për të vrarë Ervis Martinaj. Ndërsa në një moment Martinaj i ka rrëfyer Dukës se ka dashur ta vrasë pas vrasjes së Santiago Malkos sepse kishte mësuar se Leonardi kishte në plan të vriste edhe atë vetë. nga ana tjetër Duka duke mos e mohuar vrasjen e Malkos i shprehet Martinajt se ka vepruar në këtë mënyrë pasi të njëjtën gjë ka dashur ta bënte edhe Martinaj kundrejt tij.

"Ervisi i shprehet që një Shkodran e pastrova që hante mut si kurvat (i referohet vrasjes së Gjin Ndoj) dhe atë Vlonjatin (Fatmir Hyseni) do e vras sepse ka dasht me më vra mua, jo Santin (Santiago Malko). Ose do t'i vras ose do të kalben në burg ato gabelt e Vlorës ndërsa me ty nuk merrem më nga ky moment. I shprehet që unë e kam inatin me ty që ke dasht të më vrasësh mua jo për Santin sepse unë deri sa është vra ai nuk e kam çu në mëndje të të vras. Dhe mbasi është vra Santi kam lexuar dosjen dhe kam mësuar që t'i ke dasht me më vra dhe atherë kam dashur të të vras.

Leonardi i shprehet që njësoj ke dashur edhe ti të më vrasësh mua dhe i qëndron bisedës në lidhje me ndarjen e llogarive që kanë bashkë dhe shprehet që unë lekët e mija nuk i fal siç nuk fal ti të tuat. Leonardi i tregon në vazhdimësi që ti je afruar tek lagja ime për të më vrarë dhe i tregon që i di të gjitha bazat dhe shtëpitë që ke. Leonardi i shprehet që unë kam dashur të të takoj babën tënd që të flisnim deri sa u bë sebep që të cova kontaktin. Unë s'kam dashur të prekja tek gjaku jot se po të filloja nuk do ndalej më kjo punë”- thuhet më tej në dosje. Leonard Duka pretendon se nuk ka patur SkyEcc dhe se nuk i ka bërë këto biseda me Martinajn. Versus.al

Poll