Detaje të reja janë publikuar nga Drejtoria e Antimafias së Bolonjës në Itali pas shkatërrimit të një karteli ndërkombëtar të narkotrafikut, ku mes tyre ka patur edhe shtetas shqiptarë.
Në Emilia Romagna u njoftua të martën arrestimi i pesëmbëdhjetë personave të përfshirë në një rrjet italo-shqiptar dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës.
Por, kush janë shqiptarët që janë pjesë e grupit të narkotrafikut, me drogën që vinte nga Ekuadori?!
EMRAT:
Avni Dushku, 38 vjeç
Fabjol Dushku, 35 vjeç
Rigers Kusi, 37 vjeç
Sokol Lumi, 38 vjeç
Bashkim Sula, 37 vjeç
Julian Nikolla, 44 vjeç
Armand Pepa 24 vjeç
Aureldi Tafa, 32 vjeç
Sipas autoriteteve, këta shtetas shqiptarë janë arrestuar tashmë për disa episode të lidhura me grupe të rrjetit të trafikut të drogës.
Sipas akuzës, nga viti 2020 deri në vitin 2021, të dyshuarit kanë importuar (nga Shqipëria, Kosova, Ekuadori, Kolumbia dhe Holanda) dhe kanë shitur sasi të mëdha droge: 23 kilogramë kokainë, 6 kilogramë heroinë, 80 kilogramë hashash dhe 240 kilogramë marijuanë. Në këtë kuadër nuk mungojnë faturat false për 5.2 milionë euro, të lëshuara nga dhjetë banorë të raportuar në Reggio përmes shtatë kompanive (gjashtë në Emiglia Romana dhe një në Parma), dhe një marrëveshje spanjolle që përfshin kartëmonedha të falsifikuara për 75 mijë euro nga një person i arrestuar.
Alenaca mes këtyre grupeve, ju ka sjellë personave të përfshirë një përfitim prej 8 milionë euro. /Versus.al/








