AKTUALITET /

Sërish përplasje në aeroportin e Vlorës, kamionët e kompanisë së Ademit bllokojnë hyrjen

Shkruar nga Versus

Sërish përplasje në aeroportin e Vlorës, kamionët e

Situata në hyrje të kantierit të aeroportit të Vlorës është tensionuar sërish mëngjesin e së martës pasi kamionë të kompanisë 2A Group bllokuan portën kryesore duke penguar hyrjen e nënkontraktorëve të kompanisë “MACBO” të biznesmenit Behgjet Pacolli.

Aktualisht hyrja është mbyllur pasi fillimisht disa prej nënkontraktorëve të MACBO-s kishin arritur të futeshin me forcë në ambientet e kantierit. Mosmarrëveshja e vazhdueshme mes kompanisë së Pacollit dhe 2A Group të Valon Ademit lidhet me administrimin dhe vijimin e punimeve në aeroport.

Ditën e djeshme, Pacolli u bëri thirrje publike prokurorëve të SPAK duke u kërkuar të hetonin grupet kriminale të përfshira në konfliktin e aeroportit të Vlorës. Sipas tij këto grupe po mbështeteshin nga zyrtarë të shtetit shqiptar. Versus.al

Poll