Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim 56 vjeçarin, Resul Gashi, pasi gjatë mesnatës në fshatin Çukas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ramadan Menka, 58 vjeç, klient i lokalit në pronësi të tij.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G./Versus.al







