AKTUALITET /

Kokë ulur dhe i heshtur, momenti kur Pandeli Nakoleci mbërrin në gjykatë! Fjalët që i tha vajzës së tij: Isha i hutuar...

Zyra e prokurorit urdhëroi një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit - Do të hetohet shtrimi në spital i 40-vjeçarit në një spital psikiatrik qershorin e kaluar.

Shkruar nga Versus

Kokë ulur dhe i heshtur, momenti kur Pandeli Nakoleci mbërrin në

Mediat greke kanë publikuar momentij kur Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare ka mbërritur në gjykatë. 

Në momentin që mbërriti, gazetarët e kanë pyetur "Pse e bëre?" dhe nëse pendohej, por ai qëndroi i heshtur dhe me kokën ulur.

Prokurori ka ngritur një padi penale kundër tij 'për vrasje me dashje' dhe 'dhunë në familje.'  

Brenda gjykatës, sipas mediave helene ai takoi vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës thuhet se i tha: "Isha i hutuar, nuk doja ta bëja".

Gjithashtu zyra e prokurorit ka urdhëruar një hetim social për fëmijët e mitur të çiftit se ku duhet të dërgohen.

Deri më tani, ata po qëndrojnë me të afërmit e nënës. Sa i përket 40-vjeçarit, me urdhër të prokurorisë, do të hetohet shtrimi i tij që ai pati qershorin e kaluar në një spital psikiatrik dhe kushtet në të cilat u lirua. 

Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke tentuar të shmangte arrestimin.

Megjithatë, ai u gjet i fshehur në një parcelë me shkurre rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një ish-parking.

Dëshmitarë okularë dhe banorë të zonës thanë se gjatë arrestimit ai iu bërtiste policëve duke deklaruar se e vrau gruan sepse e tradhtonte. “Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë”, mendohet të kenë qenë fjalët e para të 40-vjeçarit vrasës./Versus.al

Poll