AKTUALITET /

EMRAT- Plagosja në Tiranë/ Ndihmuan djalin e pronarit të Lajthizës të fshihte armën, në pranga dy persona

Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ndihmuan djalin e pronarit të Lajthizës, Hajri Elezi, Edison Elezajn të fshihet armën.

Shkruar nga B.SH
EMRAT- Plagosja në Tiranë/ Ndihmuan djalin e pronarit të
Foto: Arma e gjetur nga Policia, nga e majta në të djathtë Edison Elezaj dhe Hajri Elezaj

Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ndihmuan djalin e pronarit të Lajthizës, Hajri Elezi, Edison Elezajn të fshihte armën pas ngjarjes ku plagosi tre persona.

Sipas Policisë Edison Elezaj e dispononte armën pa leje të posaçme ndërkohë që ngjarja raportohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Policia thotë se arma është sekuestruar në cilësinë e provës.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

– u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
– u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Plagosja e 3 të rinjve nga Edison Elezaj, në pranga Dardan Zalli e Arjan Dushaj, e ndihmuan të fshihte armën
 

Poll