
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin "Savoy Garden" në Tiranë ku gjatë një feste familjare mbetën të plagosur dy vëllezërit A dhe D.Pingalli dhe motra e tyre Elona Pinari.
I afërmi që i plagosi pa dashje, mësohet se ka qenë Edison Elezaj, djali i biznesmenit Hajri Elezaj i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”. Kamerat e sigurisë tregojnë se 32 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe teksa u tregonte familjarëve të tij për pistoletën pa leje që kishte me vete, arma është shkrepur aksidentalisht duke lënë të plagosur dy vëllezërit dhe motrën e tyre të cilët paraqiten jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes pasi ende nuk bëhet me dije pse Edison Elezaj duhej të festonte me armë, por policia thekson se bëhet fjalë për shkrepje "aksidentale" të armës së zjarrit. I riu është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij. Versus.al







