AKTUALITET /

Prag tragjedie në Tiranë/ Po festonin në lokal, motra dhe 2 vëllezërit plagosen me armë zjarri nga i afërmi

Ka qenë një shkrepje aksidentale e armës ajo që ka shkaktuar plagosjen e tre personave gjatë orëve të para të mëngjesit brenda një lokali në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Prag tragjedie në Tiranë/ Po festonin në lokal, motra dhe 2

Tiranë- Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas mesnatës së mbrëmshme në kryeqytet. Rreth orës 01:35, në spital janë paraqitur E.P 36 vjeçe, dhe dy vëllezërit e saj A.P 36 vjeç dhe D.P 34 vjeç, të cilët kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Pas zbardhjes së ngjarjes, u mësua se këta tre persona, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar në një lokal në rrugën e Kavajës.

Por gjatë festës, është shkrepur aksidentalisht arma e 32 vjeçarit E.E, të cilën i riu e mbante pa leje. Për pasojë, dy prej të plagosurve D.P dhe A.P u larguan për në banesë pasi morën ndihmën mjekësore ndërsa 36 vjeçarja E.P ndodhet ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen e 32 vjeçarit, i cili mbante armën pa leje që u bë shkak për plagosjen e tre personave. Versus.al

Poll