AKTUALITET /

EMRI/ Vrasje në Shkodër, 20 vjeçari qëllohet për vdekje, autori i paidentifikuar (pamje nga vendi i ngjarjes)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin “Guci e Re” dhe kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur të pajetë të riun në oborrin e shtëpisë së tij.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Vrasje në Shkodër, 20 vjeçari qëllohet për
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkodra është tronditur sërish ditën e sotme. Paulin Preka, 20 vjeç dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin “Guci e Re” dhe kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur të pajetë të riun në oborrin e shtëpisë së tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.  

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë ëdhtë ngritur një Grup i posaçëm  hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Versus.al

Poll