AKTUALITET /

Vrasja e 20 vjeçarit në Shkodër, xhaxhai i viktimës: Nuk kishte asnjë problem, punonte me babain e tij! (detaje të reja)

Sipas burimeve për media, 20 vjeçari Pavlin Preka është qëlluar me pistoletë në gjoks ndërsa policia ka gjetur dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Shkruar nga Versus
Vrasja e 20 vjeçarit në Shkodër, xhaxhai i viktimës: Nuk
Foto montazh: Vendi i ngjarjes/ Xhaxhai i viktimës

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja ditën e sotme në fshatin “Guci e Re”, Shkodër.

Sipas burimeve për media, 20 vjeçari Pavlin Preka është qëlluar me pistoletë në gjoks ndërsa policia ka gjetur dhe një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen akoma rrethanat se si ngjarja ka ndodhur por viktima është gjetur i vdekur në shtëpinë nga familjarët.

20 vjeçari nuk kishte punë stabël por ka ndihmuar babanë e tij në Dukagjin me bagëtitë.

Ndërsa xhaxhai i viktimës, Prek Preka është shprehur para mediave se nipi i tij nuk ishte asnjë problem  dhe se shumicën e kohës jetonte në Dukagjin me babain e tij.

Pjesë nga intervista:

-Si e morët vesh lajmin?

Xhaxhai i viktimës: E kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, më ka ardh fjala e kanë therur tek shtëpia në Guci. Sa u bëra gati kam ardhur.

-Kishte probleme?

Xhaxhai i viktimës: Asnjë problem nuk di që ka pasur, as të keqe me njeri nuk kemi.

-Me kë ka jetuar?

Xhaxhai i viktimës: Ai ka jetuar me babën dhe me vëllain e vet në Dukagjin shumicën e kohës. Është ulur ka parë nga shpia ça bëhet.

-Prej sa kohësh jetojnë këtu?

Xhaxhai i viktimës: Ka 15 vjet, që ka bërë shtëpinë. Ka nejt herë në Dukagjin dhe herë këtu, po shtëpinë ka 15 vite që e ka këtu.

-Po në Dukagjin me çfarë merret?

Xhaxhai i viktimës: Në Dukagjin ka disa bagëti, punon tokën aty.

-A është njohur si person problematik?

Xhaxhai i viktimës: Jo, 17, 18 vjeç nuk është bërë as për mirë as për keq.

-Keni dyshime, çfarë mund të ketë ndodhur

Xhaxhai i viktimës: Nuk e di?

-Gjendja ekonomike si është?

Xhaxhai i viktimës: Diçka, dy fëmijë të vegjël ka pasur. Ka ngrënë një kafshatë bukë me sforcim. Është rrit vetëm me babë dhe detyrimisht me probleme si gjithë të tjerët. Duhet zbardhur ngjarja. Shteti merr vetë masat e veta.

Njoftim i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Versus.al

 

 

 

Poll