Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Fushë-Dukatit, ku një furgon që transportonte punëtorë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 52-vjeçari Ilir Haka, ndërsa të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, furgoni po transportonte punëtorë nga Tirana drejt bregdetit në momentin kur ndodhi aksidenti.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit./Versus.al

