AKTUALITET /

EMRI/ Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua nga Fushë-Kruja

Aksidenti ka përfshirë një veturë “VW Tiguan” dhe një kamion “Mercedes”, të dyja me targa shqiptare.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”,

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren – Morinë.

Aksidenti ka përfshirë një veturë “VW Tiguan” dhe një kamion “Mercedes”, të dyja me targa shqiptare.

Siç raporton gazeta Sinjali, në aksidentin e përfshirë në një përplasje mes veturës dhe kamionit, ka humbur jetën pasagjerja e veturës, Xhensila Xixa, 32 vjeçe, nga Fushë-Kruja. Ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku kujdestar që ka mbërritur në vendin e aksidentit.

Shoferi i veturës, Ylli Tali, 46 vjeç, dhe një pasagjere tjetër, Lavdi Xixa, 36 vjeçe, janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor dhe janë në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet për rrethanat e aksidentit janë duke vijuar.

Poll