AKTUALITET /

EMRI/ Humb jetën tragjikisht në një aksident futbollisti 22-vjeçar nga Kosova, pjesë e klubit “Elbasani”

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale ku bëhet e ditur se Bunjaku ka humbur jetën tragjikisht në një aksident

Shkruar nga Versus

EMRI/ Humb jetën tragjikisht në një aksident futbollisti

Humb jetën 22-vjeçari Fatjon Bunjaku, futbollist i cili ka qenë pjesë e disa skuadrave kosovare dhe së fundmi e klubit Elbasani në Shqipëri.

Bujnjaku kishte qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale ku bëhet e ditur se Bunjaku ka humbur jetën tragjikisht në një aksident.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njofojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Bunjaku iu bashkua Elbasanit në verën e vitit 2025 dhe konsiderohej një nga afrimet me perspektivë të skuadrës verdheblu. Para se të mbërrinte në Shqipëri, ai kishte ndërtuar karrierën e tij kryesisht në futbollin kosovar.

Gjatë viteve të fundit, 22-vjeçari veshi fanellat e KF Trepçës, Lirisë, Gjilanit dhe Malishevës, duke fituar eksperiencë në nivelet më të larta të futbollit në Kosovë.

Në futbollin shqiptar, Bunjaku luajti gjithsej 31 ndeshje dhe realizoi 3 gola, duke dhënë kontributin e tij në kampionatin elitar.

Talenti kosovar ishte gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës. Ai regjistroi 3 paraqitje me kombëtaren U19 dhe 4 paraqitje me Kosovën U21.Versus.al

Poll