Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Pescara të Italisë, ku një adoleshent me origjinë shqiptare u masakrua me thikë. Sipas mediave vendase, ai u identifikua si Thomas Luciani, me origjinë shqiptare, pot i birësuar nga një familje italiane në Abruzzo.
Sipas “Corriere Della Sera”, 16-vjeçari mbylli sytë përgjithmonë në një panoramë të shkretë, mes mureve hekurudhore dhe barërave të këqija të parkut “Baden Poëell”, në qendër të Peskarës. Nga kontrollet e para të policisë rezulton se ai kishte pasur disa probleme të vogla me drogën në të kaluarën.
Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye të dielën në mbrëmje ai u grind me dy djem të moshës së tij, të cilët në fund e vranë. Gjetjet e para flasin për një borxh 200-250 euro, por gjithçka është ende duke u verifikuar.
Një plagë me thikë, dy, tre... derisa ra pa jetë në mes të barit. Ai u godit të paktën 20 herë. Po të kërkosh diçka për të kaluarën e tij në internet, të vetmet faqe që gjen janë ato të një viti më parë: ai kishte ikur nga shtëpia dhe prindërit kishin dhënë alarmin.







