AKTUALITET /

Vrit*t me thikë 17 vjeçari shqiptar në Itali! Arrestohen 2 të mitur, njëri djali i shefit të komisariatit

Vrasja e shqiptarit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Shkruar nga Versus

Vrit*t me thikë 17 vjeçari shqiptar në Itali! Arrestohen 2

Itali- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pescara të shtetit fqinj, ku është vrarë më thikë një adoleshent shqiptar 17 vjeçar.

Për ngjarjen janë arrestuar 2 të mitur, njëri prej tyre djali i shefit të një komisariati në provincën e Pescarës ndërsa tjetri djali i një avokati të njohur në qytet.

Mediat italiane shkruajnë se të miturit kanë rrëfyer se kishin shkuar për të notuar në det ndërsa polumbarët kanë nisur punën për gjetjen e thikës me të cilën është kryer vrasja e shqiptarit.

Dyshohet se ka pasur një konflikt mes shqiptarit dhe autorëve të dyshuar për një borxh prej qindra eurosh. Por ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një rast të mospagesës për lëndë narkotike. Trupi i pajetë i shqiptarit i është dorëzuar gjyshes pasi prindërit e tij nuk jetonin në Itali. Kryetari i komunës, Carlo Masci e cilësoi këtë si një ngjarje tepër të rëndë dhe kërkoi që autoritetet të zbardhin krimin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: