Lezhë- Policia ka arrestuar Valentin Kovaçin, 33 vjeçarin e shpallur në kërkim për abuzim seksual të mbetur në tentativë dhe vjedhje.
I riu më datë 7 mars i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës një gruaje 30 vjeçare. Ajo denoncoi në polici se Kovaçi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrolleve të policisë, autori është gjetur i fshehur në një shpellë. Ndërsa gjithashtu u gjetën edhe një portofol dhe dy telefona të vjedhur të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Versus.al







