AKTUALITET /

EMRI/ Plagoset me armë zjarri 37 vjeçari, detajet e para

Shkruar nga Versus

EMRI/ Plagoset me armë zjarri 37 vjeçari, detajet e para

Një 37 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Berat. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:55, ku i riu ka shkuar me plagë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, i plagosuri është shtetasi Fabjel Toska (Xhindi). Gjatë marrjes në pyetje nuk kanë treguar detajet rreth plagosjes.

Raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.

37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Poll