Greqi- Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i cili akuzohet për plagosjen e tre të rinjve në një restorant në Kretë është vetëdorëzuar në polici.
Autoritet greke kishin lëshuar një urdhër arresti për 39 vjeçarin dy vite më pasi konsiderohej me rrezikshmëri të lartë dhe si person me precedent të mëparshëm penal si vrasje, zhvatje si dhe trafik droge.
Po sipas mediave greke shqiptari ishte kreu i një bande brutale në Shqipëri e përfshirë në grabitje me armë të pikave të karburantit, kazinove dhe bankave.
Ai ishte zhvendosur në Greqi në vitin 2023 dhe më 17 dhjetor bashkë me mikun e tij, pasi një debati me të rinjtë grekë, Nardi Idrizi ka qëlluar me armë drejt tyre dhe është arratisur ndërsa shoku i tij, Emiliano Jakupi, u vetëdorëzua menjëherë pas ngjarjes./Versus.al







